Ditën e hënë në qiellin mbi qytetin Calabasas, shteti i Kalifornisë, u përplasën dy avionë të vegjël. Siç njoftuan në departamentin e policisë të qytetit, piloti i njërit prej avionëve ka humbur jetën.

Në bazë të të dhënave disponuese në momentin aktual, avioni “Cessna 172”, i cili nisi fluturimin nga aeroporti Santa Monika për testime teknike, preku në ajër një avion tjetër dhe më pas ra në terren malor. Në vendin e rrëzimit të tij shpërtheu zjarr.

0Aeroplani tjetër arriti të ulej në një fushë golfi aty pranë. Tre personat që ndodheshin në bordin e tij morrën plagosje të lehta. Dëshmitarët okularë treguan se avioni gjatë uljes u përplas pas një peme dhe u rrotullua me një kënd 180 gradë.