Damasku zyrtar deklaroi se terroristët kanë përdorur një substancë të panjohur kimike kundër banorëve të qytetit të Saraqib në provincën e Idlib-it, njoftoi të martën televizioni sirian.

"Terroristët mblodhën banorët e Saraqib-it në portat jugore të qytetit dhe hodhën mbi ta një pluhur të panjohur, i cili u shkaktoi njerëzve asfiksi dhe dridhje", - deklaroi një përfaqësues i qeverisë së Sirisë. Të lënduarit, sipas burimit në fjalë, u dërguan në spital në Turqi me qëllim që pastaj të përdoret fakti i helmimit të njerëzve për të fajësuar trupat qeveritare për përdorim të armëve kimike.