Rusia dhe Japonia dënojnë sjelljen e Koresë së Veriut dhe kërkojnë me këmbëngulje prej saj që të përmbushë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet në deklaratën e përbashkët të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në bazë të rezultateve të bisedimeve të zhvilluara në Moskë.

Liderët e dy vendeve deklaruan mbi nevojën e zgjidhjes me mjete politike dhe diplomatike të çështjes bërthamore të Gadishullit Korean dhe u shprehën për vazhdimin e përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve 6-palëshe.