Shkarko audiofailin

Lajmi mbi shpërthimin e fuqishëm në Pragë fluturoi menjëherë deri në Moskë dhe shkaktoi shumë pyetje. Ne iu lutëm që t’iu përgjigjet disa prej tyre përkthyesit të mirënjohur të letërsisë ruse Milan Dvorzhak (çek. Milan Dvořak).

Ja se çfarë tha ai në bisedën telefonike që zhvilloi me korrespondenten e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” nga kryeqyteti çek:

- Jo shumë kohë më parë u gjet një objekt i dyshimtë në afërsi të vendit të shpërthimit të sotëm. Por siç u sqarua më vonë, doli se eksploziv në të nuk kishte. Dhe tani versioni zyrtar i sulmit terrorist, i cili të vjen zakonisht në mendje në raste të tilla, nuk komentohet. Flitet me presupozime se ky mund të ishte një shpërthim i gazit në familje në godinën e banimit. Dhe ndodhi ai, duhet thënë, mu në zemër të Pragës, ku është vendosur Teatri kryesor i Republikës Çeke - ai Kombëtar dhe ndërtesa e Akademisë së Shkencave. Pikërisht ajo dhe është dëmtuar shumë nga shpërthimi. Përsa i përket lëndimit të njerëzve, në dy spitale të Pragës janë shtruar deri në 40 veta. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka persona me thyeje e trauma të shumta. Por askush prej tyre nuk ndodhet në gjendje kritike, dhe, siç është raportuar, nuk ka asnjë në rrezik të vdekjes. Vërtetë, rrënojat vetëm sapo kanë filluar t’i kontrollojnë e t’i pastrojnë. Sugjerohet se atje, nën grumbullin e madh të gërmadhave, mund të ndodhet dikush.

Galeria fotografike

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po vazhdon të zgjerojë zonën e tragjedisë të përfshirë prej bashkëpunëtorëve të saj. Fillimisht në të hynin vetëm këto dy ndërtesa. Ndërsa tani janë bllokuar prej tyre kalimet në dy brigjet, pasi e gjithë kjo zonë ndodhet afër lumit Vltava. Një urë është mbyllur dhe rrethimi policor po zgjerohet vazhdimisht në të gjithë zonën. Ka shqetësime se mund të ndodhë një shpërthim i dytë. Por vetëm në rast se do të konfirmohet versioni i shpërthimit të gazit në familje.

Ndoshta, thjesht, nuk duan të alarmojnë njerëzit, sepse fare pak kohë më parë ndodhi tragjedia e Bostonit ...

Unë prandaj dhe e fillova bisedën tonë me rrëfimin e faktit të gjetjes këto ditët e fundit të një objekti të dyshimtë në afërsi të vendit të tragjedisë së sotme. Megjithëse, po e përsëris edhe një herë, edhe pse alarmi atëhere ishte i kotë, gjëja e parë që u vjen pothuajse të gjithë njerëzve në mendje, në këto raste, është se në Pragë ndodhi një akt terrorist.

A kanë ndodhur më parë në Republikën Çeke, në Pragë, incidente të ngjashme?

Në fillim të viteve ‘90-të në Pragë gjëmuan disa shpërthime. Pati të plagosur, por fatmirësisht askush nuk vdiq. Dhe atëherë, me të vërtetë, u konfirmua fakti i një vepre penale - pra, akti terrorist. Por kriminelin që vuri bombën në vendin historik të Pragës, në Sheshin e Qytetin e Vjetër (Staromestnaja Plooshad), nuk arritën që nuk arritën ta gjejnë dot. Ndër të plagosurit atëhere ishte edhe një shtetas i huaj. Por kjo ngjarje se si mbeti ashtu në harresë, meqenëse që nga ajo kohë kanë shumë kaluar vite. Praga, në këtë aspekt, deri tani në përfytyrimin e shumëkujt ka qenë një qytet mjaft i sigurt.

Por, siç tregojnë qartë ngjarjet në vazhdim, në ditët tona tashmë njeriu nuk mund ta ndjejë veten askund krejtësisht të sigurt.

0Kjo është padyshim kështu. Por ka megjithatë vende dhe qytete që janë më “atraktivë” për terroristët. Banorët e qyteteve të mëdha të Amerikës, apo rusët, ndoshta, duhet t’ia kenë megjithatë më shumë frikën sulmeve terroriste se sa po ata qytetarë të Pragës, të themi. Gjithsesi, pikërisht kështu ka qenë deri tani.