Sipas deklaratës së Kreut të policisë iraniane të Internetit, Ali Bali, rrjeti social Facebook është përgjegjës për një të tretën e divorceve në Iran. Përveç kësaj, Bali tha se rrjetet sociale janë "mjeti më i rrezikshëm dhe më i pështirë i spiunazhit".

Në Iran Facebook-u është bllokuar nga qeveria. Pavarësisht kësaj, shumë iranianë kanë akses në të falë përdorimit të programeve të ndryshme. Sipas disa raporteve, në Iran, një vend me një popullsi prej rreth 79 milionë banorësh, ka deri në 17 milionë përdorues të Facebook.