Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe në një rrugë me shumë lëvizje në qytetin e Peshawar-it në veriperëndim të Pakistanit. Bomba e vendosur në një motor u detonua kur aty pranë kaloi një makinë policie.

"Makina e policisë ishte objektivi i qartë i sulmit terrorist, por një dëm shumë më të mash pësoi autobusi që po udhëtonte pas saj", - njoftoi një përfaqësues i policisë së qytetit.