Numri i të plagosurve si rezultat i shpërthimit që ndodhi në qendër të Pragës është të paktën 55 persona, njoftuan zjarrfikësit që po punojnë aktualisht në vendngjarje. Disa njerëz ndodhen ende nën rrënojat e godinës së banuar, e cila u shkatërrua pjesërisht prej shpërthimit.

Galeria fotografike

Shpërthimi buçiti të hënën në njërën nga godinat e banuara në qendër të Pragës. Policia supozon atje ka shpërthyer gazi që shpërben për gatim.

Ekipet e shpëtimit evakuan tashmë më shumë se 220 njerëz nga ndërtesat e vendosura në afërsi të shpërthimit.