Policia rumune deklaroi mbi përfshirjen e Gjeneral-majorit në rezervë, Francis Radici, në veprimtarinë e një klani kriminal, i cili është i specializuar në vjedhjen e automjeteve. Në shtëpinë jashtë qytetit të Gjeneralit u krye një kontroll, gjatë të cilit policia gjeti një makinë të vjedhur.

Francis Radici aktualisht akuzohet edhe për një çështje tjetër - ai dyshohet për mashtrime me banesën e shërbimit. Për po të njëjtën çështje janë në hetim edhe një sërë gjeneralësh dhe zyrtarësh të lartë, duke përfshirë këtu dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes të Rumanisë, Corneliu Dobritoiu.