Tre shpërthime buçitën sot në jug të Irakut në zonat e banuara kryesisht me myslimanë shiitë. Sipas të dhënave të fundit, si pasojë e shpërthimeve humbën jetën të paktën 11 persona. Dy shpërthime gjëmuan në qytetin e Amara, ndërsa i treti në tregun e qytetit të Al-Diwaniyah.

Të shtunën Kryeministri iranian, Nouri Al-Maliki, paralajmëroi mbi "epideminë e sektarizmit" që po kërcënon vendet arabe, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku në fund të vitit 2011.