Në Afganistan, në territorin e bazës ushtarake amerikane Bagram, e cila ndodhet rreth 50 km larg nga Kabuli, u rrëzua një avion transporti. Ai ra në tokë menjëherë pas ngritjes në ajër. Nuk ka ende njoftime mbi faktin se sa njerëz ndodheshin në bord si dhe për viktima të aksidentit të ndodhur.

Shkaku më i mundshëm i rënies së avionit janë problemet teknike që mund të kenë lindur në të. Përfaqësuesit e shërbimit për shtyp të Forcave Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan (ISAF) njoftuan se nuk është vërejtur asnjë aktivitet i rebelëve në këtë zonë.

Megjithatë, talebanët deklaruan se avioni u sulmua nga muxhahidët dhe se të gjithë personat që ndodheshin në bordin e tij kanë gjetur vdekjen.