Bashkëpunëtorët e policisë së Orenburgut (Urali i Jugut) janë vënë në kërkim të një krimineli mjaft të rrezikshëm që u arratis ditën e hënë direkt nga salla gjyqit, njoftoi zëdhënësi i policisë rajonale.

"Nga salla e gjyqit u arratis i akuzuari për kryerjen e krimeve të rënda, 30-vjeçari Rusllan Amankullov. I gjithë efektivi i garnizonit të policisë së Orenburgut është ngritur në alarm", - tha ai. Në drejtorinë rajonale të Ministrisë së Brendshme vepron shtabi operativ, ka filluar verifikimi për implikim në ngjarjen e ndodhur të punonjësve dhe rojes së shërbimit të gjykatës.