Pesë turistë u gjetën në Oqeanin Paqësor, pas rrëzimit të një balone (aerostati) në brigjet e Perusë. Ata u dërguan në spitalin e flotës detare. Piloti i balonës dhe një turist janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Supozohet se balona është rrëzuar për shkak të erës së fortë. Sipas njoftimit të kompanisë, të cilës i përkiste balona, piloti ishte ankuar për shikueshmëri të dobët gjatë komunikimit të fundit me tokën. Në këtë moment balona ndodhej 200 km larg kryeqytetit të Perusë, Lima.