Në verilindje të Moskës u grabit shtëpia e ish-Prima balerinës të Teatrit Bolshoi, Anastasia Volloçkova.

Disa grabitës depërtuan në mënyrë të dhunshme në shtëpinë e saj, lidhën tre shërbyesit që ndodheshin atje, morrën dy kasaforta dhe ia mbathën këmbëve. Në shtëpi gjatë grabitjes ndodhej vajza 7-vjeçare e Volloçkova-s. Fëmija fatmirësisht nuk u lëndua. Vetë balerina ndodhet me një turne në Varshavë.

Në vendngjarje po punon grupi hetimor, deklaruan përfaqësuesit e shërbimit për shtyp të policisë, duke mos dhënë hollësi të mëtejshme.