Marinarët e Flotës ushtarake ruse të Oqeanit Paqësor realizuan lëshimin e raketës supersonike anti-anije "Moskit" gjatë stërvitjeve në Detin e Japonisë.

"Në ujërat e Gjirit të Pjetrit të Madh po zhvillohen stërvitjet e luftanijeve të Flotës së Paqësorit. Pas arritjes në zonën e qitjes ato lëshuan një raketë drejt objektivit të pozicionuar në det, që ndodhej në një distancë prej disa dhjetra kilometrash. Raketa e goditi me sukses objektivin", - tha zëdhënësi i komandës së flotës.

Në stërvitje janë përfshirë 15 luftanije dhe anije të mbështetjes si dhe aviacioni detar.