0Tani autoritetet vendore dhe shkencëtarët janë në kërkim të mënyrave se si ta bëjnë këtë dhe të mos dëmtojnë njëkohësisht sistemin e furnizimit me ujë të qytetit.

Fundi i liqenit në vendin e rënies në fragmentit të trupit qiellor është i mbuluar me një shtresë shumë metërshe lymi (ndryshe, llomi), në të meteoriti ka ngecur keq si në moçal. Teknika, e cila pompom (thëthin) lymin, nuk do të ndihmojë në këtë rast. Të ndërmerret turbullimi i ujit të liqenit, do të thotë të mbetet i gjithë qyteti pa ujë të pijshëm.

Ekspertët kanë propozuar dy operacione të mundshme teknologjike. Një nga ato parashikon shpimin e disa vrimave jo të mëdha në trupin e fragmentit të meteoritit, futen në to të disa çengelave dhe tërheqen e tij butësisht, me shumë kujdes, me kavo çeliku në sipërfaqe.

Ndërsa shkencëtari i Republikës Çeke u ofroi kolegëve të vet nga Uralet përdorimin e një teknologjie unikale për peshkimin nënujor të meteoritit. Metodën radikale dhe të sigurt e shpiku Günther Kletetschka - gjeofizikani, biologu dhe astrobiologu çek. Ai ka punuar për 14 vjet në Agjencinë Hapësinore Amerikane - NASA, ka marrë pjesë në lëshimin e Mars Rover-it (eksploruesit robotik të Marsit), kurse tani propozoi një mënyrë për nxjerrjen e fragmentit të meteoritit nga fundi i liqenit Çebarkul. Për ta bërë këtë, mendon shkencëtari, duhet të ngrihet (të kallkanoset) ai, kurse më saktë, lymi rreth fragmentit të meteoritit. Kjo nuk është e vështirë për t’u bërë, sepse tani temperatura në fundin e liqenit është plus 3 gradë Celsius, thotë gjeofizikani çek Günther Kletetschka:

- Parimi i punës në këtë rast është i tillë. Mbi meteoritin janë 10 metra ujë. Plus edhe nja tre metra lym, në të cilin ai, në kuptimin e plotë të fjalës, është zhytur i tëri si në kënetë kur ra në fundin e liqenit. Para së gjithash duhet pastruar shtresa e lymit, që e ka mbuluar atë, me qëllim që të vendoset sensori në fragmentin e meteoritit.

Sensori është i nevojshëm për të llogaritur me saktësi peshën dhe përmasat e “jashtëtokësorit” (“alienit”) të ardhur nga kozmosi. Pas kësaj deri tek meteoriti zhyten disa tuba, nëpërmjet të cilëve lëshohet azot i lëngshëm. Hapësira përreth tij ngrin dhe formon diçka e ngjashme si tullë e rrethuar me lym (baltë). Kjo mundëson nxjerrjen e tij në sipërfaqe pa kurrfarë dëmi për sistemin e furnizimit urban të ujit, konfirmon Günther Kletetschka:

- Në fundin e liqenit duhet vendosur një varkë inflatable. Në të mund të vihet fragmenti i meteoritit. Pas kësaj mbetet vetëm të pompohet ajër në barkë me qëllim që ajo ta ngrejë meteoritin në sipërfaqen e ujit.

Me përdorimin e kësaj metode nuk do të lindë nevoja e shpërndarjes së lymit në të gjithë liqenin, duke shmangur kështu ndotjen e tërë sistemit urban të furnizimit me ujë. Shkencëtari çek është mëse i bindur se meteoriti mund të ketë sjellë në Tokë organizma nga kozmosi. Dhe nuk do të ishte aspak e arsyeshme të lëshoheshin ato nëpër tubacionin urban të furnizimit të ujit të pijshëm.

0Shkencëtarët rusë kanë përcaktuar saktësisht tashmë vendndodhjen e meteoritit. Me ndihmën e magnetometrit ata kanë përpiluar hartën magnetike të liqenit dhe kanë gjetur një anomali në zonën 50 metra nga vrima në akull, që la pas rënies jashtëtokësori i ardhur nga kozmosi. Puna për ngritjen e meteoritit në sipërfaqe është planifikuar të fillojë në ditët e afërta.