Qeveria ruse, e kryesuar nga Dimitri Medvediev, ka arritur të realizojë vetëm 40% të udhëzimeve, të dhëna nga Presidenti Vladimir Putin një vit më parë. Për këtë shkruan gazeta "Vedomosti", duke cituar materiale të aparatit qeveritar.

Bëhet fjalë për udhëzimet lidhur me zbatimin e premtimeve parazgjedhore të Presidentit. Qeverisë i janë dërguar gjithsej 213 urdhëresa të Putinit. Më të vështirat, sipas gazetës, rezultuan të ishin dekretet mbi shpërndarjen e tokës falas familjeve me shumë fëmijë dhe dekretet mbi ndërtimin e komplekseve të banimit. Vetë Putin e ka vlerësuar zbatimin e udhëzimeve të tij si të kënaqshëm.