Biznesi rus është i kërkuar në Afrikë, njoftoi të hënën Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas bisedimeve në Moskë me Kryetaren e Komisionit të Bashkimit Afrikan, Nkosazana Dlamini-Zuma.

"Ne folëm mbi perspektivat e pjesëmarrjes së kompanive ruse në projektet e mëdha infrastrukturore në kontinentin afrikan. Theksuam se për biznesin rus ka kërkesë në Afrikë. Ekziston gatishmëria për krijimin e kushteve të favorshme për biznesin rus", - tha Lavrov.

Sipas fjalëve të Ministrit, një impuls të ndjeshëm bashkëpunimit të vendeve të Afrikës me biznesin rus i dhanë takimet e liderëve afrikanë me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Durban në muajin mars në margjinat e samitit të BRICS.