Ditën e hënë në Sheshin Charles de Gaulle (Place de l’Etoile) në Paris u ndërmorr evakuimi i njerëzve pas marrjes së disa njoftimeve në lidhje me gjoja vënien e një lëndë eksplozive atje. Në vend po punojnë xhenierët, të cilët janë vënë në kërkim të mekanizmit shpërthyes.

"Deri më tani ne nuk kemi asnjë informacion se me çfarë kemi të bëjmë realisht. Nëse ky alarm është i rremë apo jo", - njoftoi zëdhënësi i policisë.