Dy gjuajtës “F-16” të Forcave Ushtarake Ajrore Mbretërore të Danimarkës nga baza lituaneze e aviacionit “Zokniai” të kontigjentit për patrullimin e qiellit të vendeve balltike kryen sot ulje emergjente në Talin. Për incidentin, gjatë të cilit nuk u lëndua askush, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë.

"Gjatë kryerjes së një fluturimi stërvitor në hapësirën ajrore të Estonisë, gjuajtësit u ndeshën me tufa të mëdha shpendësh dhe u detyruan të bëjnë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Talinit", - thuhet në deklaratën e ministrisë.