Dhjetë persona humbën jetën si rezultat i aktit terrorist të kryer sot në Damask, i cili ishte organizuar qëllimisht kundër jetës së Kryeministrit të Sirisë, Wael al-Halki.

Një makinë bombë u hodh në erë në rrugën ku po kalonte autokolona e Kreut të qeverisë në një lagje të banuar të kryeqytetit. Shpërthimi shkatërroi tërësisht disa makina të parkuara aty pranë, u dogjën dy autobusë shkolle.

Vetë Kryeministri, sipas njoftimit të televizionit shtetëror, "nuk ka pësuar asnjë gërvishtje". Siç njoftojnë aktivistët e të drejtave të njeriut, si rezultat i sulmit terrorist humbi jetën njëri nga truprojet e Wael al-Halki, ndërkohë që tre të tjerë prej tyre u plagosën.