Forcat Ushtarake Ajrore braziliane kanë filluar vlerësimin e dy avionëve izraelitë pa pilot me qëllim përdorimin e tyre në fushën e zbulimit detar. Ushtarakët po kryejnë teste të aparateve “Hermes 450”, të prodhuar nga kompania Elbit Systems, si dhe “Heron 1”, të prodhuar nga kompania Israel Aerospace Industries.

Pajisje të këtij lloji janë bërë prej kohësh pjesë e armatimeve të Brazilit, por përdoren nga forcat e këmbësorisë, forcat ajrore dhe ato të policisë, si dhe në operacione të ndryshme humanitare dhe shpëtimi.

Kompanitë Elbit Systems dhe IAI i kanë pajisur versionet detare të avionëve të tyre pa pilot me sisteme të reja të drejtimit dhe zbulimit. Përveç kësaj, pajisjeve u janë bërë disa ndryshime që do t’u lejojë të qëndrojnë në fluturim për një kohë më të gjatë.