E shtuna, data 27 prill, është shpallur ditë zie në rajonin e Moskës për njerëzit të cilët gjetën vdekjen si rezultat i zjarrit që ra në një spital psikiatrik në veri të rajonit.

Zjarri shpërtheu në spitalin e neuropsikiatrisë në veri të rajonit të Moskë të premten, rreth 02:20 me orën e Moskës. Gjuhët e flakëve u përhapën shumë shpejt dhe përfshinë gjithë ndërtesën. Sipërfaqja e përhapjes së zjarrit është 420 metra katrore. Sipas njoftimeve të shpëtuesve, në spital ndodheshin 41 persona, tre arritën të shpëtohen. U gjetën trupat e 21 viktimave.

0Grupi i hetimit ka marrë në konsideratë edhe versionin e zjarrvënies, si një nga shkaqet e mundshëm të shpërthimit të zjarrit.