Bashkëpunëtorët e shërbimeve të shpëtimit kanë gjetur fragmentet e trupave të të gjitha 38 viktimave të zjarrit që ra në spitalin psikiatrik në rrethinat e Moskës, njoftoi një burim në strukturat e organeve pushtetore të rajonit të Moskës.

Ndërkohë, sipas mendimit të një dëshmitari okular, shkaktari i tragjedisë ishte një pacienti ri, i shtruar në spital për trajtim të detyruar, njofton televizioni rus. Sipas fjalëve të tij, për këtë atë e informoi një infermiere e mbijetuar.

Zjarri në një klinikë psikiatrike në veri të rajonit të Moskës shpërtheu ditën e premte më 02:20 sipas orës së Moskës.