"Unë shpresoj shumë se organet e pushtetit federal dhe rajonal do t’u kushtojnë një vëmendje të veçantë çështjeve të sigurisë pas tragjedisë në rajonin e Moskës", deklaroi ditën e premte Presidenti i Rusisë, duke hapur takimin e Këshillit të ligjvënësve. "Ju jeni në dijeni se sot në rajonin e Moskës ndodhi një tragjedi e madhe", tha Presidenti, duke u kërkuar të pranishmëve të nderojnë kujtimin e viktimave me një minutë heshtje.

Natën, në të gdhirë të së premtes, në një spital psikiatrik në veri të rajonit të Moskës, si rezultat i shpërthimit të zjarrit humbën jetën 38 persona nga 41 që ndodheshin gjithsej në godinë.