Anija kozmike ruse “kamion”, “Progress M-19M” (russ. “Прогресс М-19М”), sot do të ankorohet me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (International Space Station, ISS) më 16:26 sipas orës së Moskës. “Deri në këtë moment koha dhe data e bashkimit mbeten të pandryshuara”, njoftuan të enjten në Agjencinë Federale Kozmike të Rusisë (“Roskozmos”).

Anija e mallrave u lëshua nga kozmodromi “Bajkonur” të mërkurën, më 24 prill, dhe u nxorr me sukses në orbitën e ulët të Tokës. Pas shkëputjes nga raketëmbajtësja “kamionit” nuk iu ngrit një nga antenat e sistemit “Kurs”, e cila destinohet për të siguruar puqjen e anijes kozmike me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar.

0Nga specialistët e Qendrës së Drejtimit të Fluturimeve është parashikuar regjimi automatik rezervë i afrimit dhe ankorimit të anijes, në të cilin nuk përdoret informacioni i antenës që s’u arrit të ngrihet dot.