0Ky aksion po zhvillohet tashmë për të nëntin vit me radhë. “Shiritat e Shën Gjergjit” në rrugët e qyteteve çdo vit i shpërndajnë vullnetarët. Radiokompania “Zëri i Rusisë” është partnere tradicionale informative e kësaj lëvizje shoqërore. Këto shirita janë dërguar për dëgjuesit tanë në Argjentinë, Australi, Bullgari, Bjellorusi, në Britaninë e Madhe, Indi, Itali, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera. “Shiriti i Shën Gjergjit” është shumë i shtrenjtë për Radiokompaninë tonë, thotë Kryeredaktori i Shërbimit informativ rus të "Zërit të Rusisë" Armen Gasparjan:

- Ky është akt i solidaritetit civil dhe moral me kujtesën kombëtare të Luftës së Dytë Botërore, me atë çmim të tmerrshëm që është paguar prej popujve të Bashkimit Sovjetik për arritjen e Fitores. Ky çmim ishte 27 milionë jetë njerëzore. Auditori ynë në qytetet e transmetimit në hapësirën e ish Bashkimit Sovjetik, në Europë, në Amerikës mban sot me krenari të ligjshme “Shiritat e Shën Gjergjit”. Me këtë akt ai demonstron se ruan të gjallë në kujtesë heroizmin e etërve dhe gjyshërve të vet në vitet 1941-1945 të Luftës së Dytë Botërore.

Jashtë vendit vullnetarë bëhen punonjësit e ambasadave dhe konsullatave ruse, përfaqësuesit e organizatave të bashkatdhetarëve dhe organizatave rinore rusisht-folëse. Ja se çfarë tregon Atasheu për shtyp i Ambasadës Ruse në Bullgari, Maria Smirnova:

- Anembanë vendit ekziston sistemi i klubeve ruse. Nga këto klube dhe vijnë kërkesat për shirita. Në bazë të tyre ne paraprakisht, para 9 Majit, u dërgojmë direkt “Shiritat e Shën Gjergjit”. Ne na drejtohen me kërkesa për shirita edhe organizata të ndryshme bullgare. Në të gjitha aktivitetet, që do të mbahen me rastin e 9 Majit, për shembull në Shtëpinë e Moskës në Sofje, ku do të funksionojë kuzhina ushtarake në terren, ku do të jepet edhe një koncert, do të shpërndahen shiritat.

Më 25 prill të vitit 1945 forcat e aleatëve të Koalicionit Antihiterian, Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takuan në lumin gjerman Elba. Në kujtim të kësaj dite çdo vit në Uashington, në Varrezat Kombëtare në Arlington, zhvillohet ceremonia tradicionale solemne, tregon Zëdhënësi i Ambasadës Ruse në Shtetet e Bashkuara, Eugjeni Horishko:

- Pranë Memorialit kushtuar kësaj ngjarje vendosen kurora me lule nga Ambasada e Rusisë, ambasadat e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS), nga dikasteret amerikane - ushtarake, diplomatike. Të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë në fjalë - edhe veteranët amerikanë, edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, edhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes - të gjithë marrin “Shiritin e Shën Gjergjit”.

Sigurisht, aktivitetet me përmasa më të gjera do të zhvillohen në Moskë. Këtë vit në kryeqytetin rus planifikohet të shpërndahen rreth 3 milionë shirita, vë në dukje Drejtuesi i “Komunitetit Studentor” rus, Mihaill Arutjunov:

- Në ditën e startimit të fushatës, më 26 prill, në Moskë do të hapet Festivali i Grafikës. Kjo është një ngjarje e re në kuadër të “Shiritit të Shën Gjergjit”, në të cilën do të ekspozohen punët e disa ekipeve. Deviza e këtij festivali është bërë tashmë Motoja jonë “Faleminderit gjysh për Fitoren”! (russ. “Спасибо деду за Победу!”).

0Gjatë viteve të zhvillimit të kësaj fushate, sipas fjalëve të Mihaill Arutjunov, të cilin me plot të drejtë e konsiderojnë si njërin prej themeluesve të saj, në mbarë botën janë shpërndarë më shumë se 100 milionë “Shirita të Shën Gjergjit”.