Ditën e mërkurë punonjësit e rrobaqepësive në Savar (në periferi të Dhaka, kryeqytetit të Bangladeshit) zhvilluan aksione masive proteste, pas shembjes së kompleksit “Rana Plaza”, ku qepeshin veshje për firma të tilla ndërkombëtare si Walmart, Benetton, Mango. Si rezultat i ngjarjes së ndodhur humbën jetën rreth 280 persona, njoftojnë mediat amerikane.

Protestuesit fajësojnë për tragjedinë që ndodhi autoritetet lokale dhe korporatat ndërkombëtare, të cilat, sipas mendimit të tyre, për hir të fitimit injorojnë çështjet e sigurisë së punës.

Policia po përdor plumba gome dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.