Islamabadi është i interesuar për zhvillimin e Afganistanit paqësor, deklaroi Sekretari për Punët e Jashtme të Pakistanit, Xhalil Xhilani, ditën e premte në Konferencën e tretë të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Stambollit për Afganistanin në Alma Ata (Kazakistan).

Xhalil Xhilani vuri në dukje se "Pakistani është i gatshëm t’i ofrojë mbështetjen e vet Afganistanit për ta ndihmuar atë të kalojë periudhën e tranzicionit". "Ne kemi filluar të ndërtojmë urat e mirëbesimit midis dy vendeve", tha ai.