Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ra në Oqeanin Paqësor në veriperëndim të ishullit Raul të Zelandës së Re, njoftoi ditën e premte Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në thellësinë 354 kilometra, 122 kilometra larg nga brigjet e ishullit. Ende nuk ka asnjë informacion mbi viktima apo dëme të tjera, gjithashtu nuk ka njoftime mbi kërcënimin e lindjes së ndonjë cunami.