Tani të dy klerikët, me sa duket, ndodhen në Aleppo. Detajet e lirimit të tyre ende nuk dihen, njoftuan ditën e premte përfaqësuesit e Shoqatës së të krishterëve në Lindjen e Mesme.

Kreu i Dioqezës së Kishës Orthodhokse Siro-Jakobite në Aleppo, Yohanna Ibrahim, dhe Mitropoliti i Kishës Orthodhokse Antiokiane po nga ky qytet Paul Yazigi u rrëmbyen prej militantëve të hënën e kaluar pranë pikës së kalimit në kufirin siriano-turk.

Ata u bënë klerikët më të lartë të krishterë të rrëmbyer gjatë konfliktit dy vjeçar në Siri.