Si rezultat i një serie sulmesh, që janë ndërmarrë ditën e premte mbi 4 xhami sunite në Bagdad dhe rrethinat e tij, 4 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën, njofton Agjencia France Presse me referim tek njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Irakut.

Gjatë ditëve të fundit në Irak, ku po zhvillohen përleshje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, më shumë se 190 persona kanë humbur jetën, informon Agjencia France Presse. Shkaku i trazirave u bë vrasja e rreth 30 personave ditën e martë gjatë shpërndarjes së një demonstrate në afërsi të qytetit Kirkuk.

Demonstruesit sunitë ishin duke protestuar kundër politikës së Kryeministrit Nouri al-Maliki.