"Pas bisedës me drejtorin e spitalit, unë mund të them se nuk është përdorur asnjë lloj mjeti, i cili mund t’i pengonte pacientët për tu çuar nga shtretërit e tyre dhe për të dalë jashtë ndërtesës që po digjej", deklaroi Ministrja e Shëndetësisë, Veronika Skvorcova.

"Pacientët nuk ishin të lidhur në shtretërit e tyre", shtoi ajo, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me zjarrin që ra në një spital psikiatrik në veri të rajonit të Moskës.