"Unë konfirmoj se qeveria e Republikës Arabe të Sirisë dhe ushtria e saj nuk kanë përdorur dhe nuk do të përdorin kurrë armë kimike, madje edhe sikur Siria të dispononte të tilla", deklaroi Omran al-Zoubi në një intervistë për kanalin televiziv “Rusiya Al-Yaum”.

"Kjo është krejtësisht e pamundur për arsye morale dhe etike. Përveç kësaj, vendi ynë i përket atij numri të vogël vendesh në rajon, të cilët nuk zotërojnë armë të shkatërrimit në masë, qoftë bërthamore, kimike apo biologjike", shtoi Ministri.