Ushtria siriane e mbështetur nga forcat pro-qeveritare po sulmon intensivisht pozicionet e rebelëve në afërsi të Damaskut, njofton ditën e premte Këshilli Mbikëqyrës i të Drejtat e Njeriut në Siri me seli në Londër.

"Në rajonin Barzeh në veri të Damaskut po zhvillohen përleshje të ashpra ndërmjet trupave qeveritare dhe opozitës", thuhet në një deklaratë të Këshillit. Aktivistët e të drejtave të njeriut vënë në dukje gjithashtu se luftime po zhvillohen edhe në jug të kryeqytetit sirian, si dhe në lindje të qytetit në lagjen Xhobar, ndërsa Forcat Ushtarake Ajrore të Sirisë bombarduan zonat periferike të Damaskut Ain-Terma dhe Daraa”.