Ditën e premte Ministri për çështjet e bashkimit i Koresë së Jugut, Ryoo Kihl-Jae, u rekomandoi të gjithë bashkëpunëtorëve dhe punonjësve nga Koreja e Jugut, të cilët ndodhen në Zonën industriale Kaesong në territorin e Koresë së Veriut, të largohen prej andej.

Seuli i bëri thirrje gjithashtu Koresë së Veriut për të mundësuar kthimin e sigurt të bashkëpunëtorëve dhe punonjësve si dhe për ruajtjen e aseteve të Koresë së Jugut.