"3 anije kineze për njëfarë kohë iu afruan shumë gumës Scarborough (ishujt Spratly), duke u përpjekur të pushtojnë këtë rajon", deklaroi ditën e premte për gazetarët Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Filipineve, Albert del Rosario.

Ministri vuri gjithashtu në dukje se autoritetet filipine vendosën të pezullojnë veprimin e kontratave për zhvillimin e vendburimeve të naftës në zonat e diskutueshme në Detin e Kinës Jugore. "Ne nuk duam të kompromentojmë kompanitë private që bashkëpunojnë me ne", theksoi Kreu i Ministrisë së Jashtme.

Konflikti midis Kinës dhe Filipineve lindi për shkak të shelfit në ishujt Spratly, në të cilin presupozohet se mund të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi.