Takimi vjetor i majit i ministrave të financave të Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut këtë vit nuk do të mbahet, njoftoi ditën e premte kanali televiziv japonez NHK. Më parë evenimente të tilla janë mbajtur në kuadër të takimit vjetor të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Aziatike për Zhvillim.

Megjithatë në vitin 2013 Kina (kryetare e këtij grupi) njoftoi Ministrinë e Financave të Japonisë mbi anulimin e takimit, sepse "në axhendën e ditës të këtij viti nuk ka çështje, të cilat kërkojnë diskutim urgjent".

Sipas mendimit të ekspertëve, arsyeja e anulimit të takimit ishte përkeqësimi i marrëdhënieve të Tokios me Pekinin dhe Seulin, vë në dukje kanali televiziv NHK.