Ish-bashkëpunëtorja e Departamentit Amerikan të Shtetit, 55-vjeçarja nga Puerto Rico, Marta Rita Velazquez, mund të përballet me burgimin e përjetshëm, njoftojnë mediat latinoamerikane.

Gjatë kohës së punës së saj në Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, pranë Departamentit të Shtetit, ajo punësonte qytetarë amerikanë për të punuar si bashkëpunëtorë në organet e sigurisë kombëtare, të cilët më pas zhvillonin veprimtari spiunazhi në favor të Kubës.

0Që nga viti 2001 Velazquez jeton në Stokholm (Suedi). Megjithatë ekzistojnë pengesa ligjore për arrestimin e saj nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: marrëveshja amerikano-suedeze mbi ekstradimin nuk lejon deportimin e njerëzve të akuzuar për spiunazh.