Anzor Carnaev, babai i vëllezërve të dyshuar për kryerjen e aktit terrorist në Boston, e shtyu udhëtimin e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve shëndetësore, njoftoi ditën e premte kanali televiziv CNN me referim tek fjalët e bashkëshortes së tij, Zubeidat.

Sipas të dhënave të CNN, ditën e enjte gruaja thirri për të ndihmën e shpejtë. Në prag Carnaev deklaroi se bashkëshortja e tij tani për tani nuk ka ndërmend të kthehet në SHBA, ndërkohë që ai vetë donte të fluturonte atje të enjten ose të premten.