Përdorimi i armës kimike në çdo situatë qoftë është krejtësisht i papranueshëm - këtë pozicion të Bashkimit Evropian e deklaroi ditën e premte Michael Mann, Përfaqësuesi zyrtar i Kryetares së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

"Aktualisht mbetet ende e qartë nëse është përdorur apo jo kjo lloj arme, ne po e verifikojmë këtë", tha ai në një konferencë në Bruksel, duke komentuar njoftimet mbi përdorimin e armës kimike në Siri.

Michael Mann shprehu gjithashtu shpresën se "Organizata e Kombeve të Bashkuara do të kryejë një hetim të hollësishëm në Siri, për të hedhur dritë mbi ngjarjet e ndodhura atje".