Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me dënimin me vdekje për krime të kryera veçanërisht të rënda, që iu drejtua gjatë “Linjës direkte” me qytetarët e vendit, Presidenti rus Vladimir Putin vuri në dukje se “Ndonjëherë dora të shkon vetë tek doreza për ta kthyer atë (dënimin me vdekje)”.

0Në të njëjtën kohë, Presidenti tha se: “Ekspertët besojnë se rreptësimi i dënimit nuk çon në reduktimin e numrit të krimeve”. Putin deklaroi se burgimi i përjetshëm mund të jetë një dënim jo më pak i ashpër dhe theksoi, se në raste të veçanta, duhet të aplikohet madje heqja e të drejtës për faljen e të dënuarit.