Prindërit e vëllezërve Xhohar dhe Tamerllan Carnaev, të dyshuar për kryerjen e sulmeve terroriste në Boston, janë të mendimit se fajësia e fëmijëve të tyre nuk është dëshmuar dhe deklarojnë se ata i futën në kurth.

Nëna e të dyshuarve, Zubeidat Carnaeva, deklaroi se krimi i tmerrshëm i kryer në Boston "nuk përputhet aspak" me karakterin dhe mënyrën e jetesës së bijve të saj.

Si pasojë e ngjarjeve të ndodhura, Zubeidat planifikon të heqë dorë nga shtetësia amerikane.

Më 15 prill në Boston buçitën dy shpërthime në finishin e maratonës ndërkombëtare. Si rezultat 3 persona humbën jetën, më shumë se 200 të tjerë u plagosën. Policia arrestoi të dyshuarin si autor të sulmit terrorist, 19-vjeçarin Xhohar Carnaev. Vëllai i tij i madh Tamerllani, gjithashtu i dyshuar për kryerjen e sulmit terrorist, vdiq nga plagët e marra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.