“Gjuajtësi luftarak rus “T-50” i gjeneratës së pestë duhet të vihet në prodhim serik dhe të hyjë në armatimet e ushtrisë ruse deri në vitin 2016”, - deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë komunikimit nëpërmjet “Linjës direkte” me qytetarët e vendit. Ai theksoi se ky avion do të superojë, përkatësisht shumë parametrave të vet, rivalin e tij kryesor - gjuajtësin luftarak amerikan “F-35”.

0Presidenti vuri në dukje gjithashtu se avioni në fjalë tashmë është duke u testuar dhe pak kohë më parë realizoi me sukses fluturimin nga qyteti i Komsomolsk mbi Amur (Lindja e Largët e Rusisë) në pjesën evropiane të Rusisë.