Trupat amerikane, të dislokuara në Japoni, janë të gatshme të veprojnë në qoftë se Koreja e Veriut nis sulmin, tha Kryetari i Komitetit të Bashkuar të Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Martin Dempsey.

"Ne kemi rënë dakord me aleatët tanë japonezë që të mbrojmë qytetarët tanë, dhe banorët e Japonisë, objektet tona si dhe objektet e tyre", - tha ai, duke folur përpara ushtarëve në bazën ushtarake ajrore amerikane "Yokota" në afërsi të Tokios.

Deklaratat e Dempsey erdhën menjëherë pas përshkallëzimit të tensionit në Gadishullin Korean.