Tragjedia e Bostonit duhet t’i shtyjë Rusinë dhe SHBA-në që të bashkojnë forcat në luftën kundër terrorizmit, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve rusë në transmetimin e drejtpërdrejtë të përvitshëm televiziv “Linja direkte”.

“Unë i bëj thirrje SHBA-së që kjo tragjedi të na shtyjë drejt njëri-tjetrit për parandalimin e kërcënimeve të përbashkëta”, më serioz prej të cilëve është terrorizmi, tha Putin. “Nëse ne do të jemi të bashkuar, atëhere nuk do të lejojmë goditje të tilla”, - tha ai.

0“Rusia është gjithashtu viktimë e terrorizmit ndërkombëtar”, - deklaroi Presidenti rus.