Në përfundim të takimit të grupit ruso-amerikan të punës për inovacionet, të mbajtur në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington, u nënshkruan 4 dokumente për bashkëpunimin në fushën e teknologjive të reja. Bisedimet u zhvilluan nën udhëheqjen e Bashkëkryetarëve të grupit - Zëvendëskryeministrit të Rusisë Vlladisllav Surkov dhe Zëvendës/Sekretarit Amerikan të Shtetit për çështjet e rritjes ekonomike, energjetikës dhe mjedisit, Robert Hormats.

Robert Hormats vuri në dukje se inovacionet përbëjnë në vetvete "një sferë, në të cilën Rusia dhe SHBA-ja punojnë së bashku në mënyrë shumë të ngushtë".

0Nga ana e vet Vlladisllav Surkov deklaroi se Rusia dhe SHBA-ja po diskutojnë idenë e krijimit të një konsorciumi të universiteteve në rajonin e Oqeanit Paqësor, duke vënë në dukje se "ky është një projekt i madh dhe i guximshëm".