“Letrën e parë e kam marrë nga ai në fillim të vitit, kurse të dytën pas vdekjes së tij. Kështu që letrat në fjalë më janë adresuar mua realisht. Në to ai ka shkruar se pat bërë shumë gabime, kërkonte falje dhe lutej që t’i lejohej kthimi në Atdhe”, tregoi Putini rreth letrave të Boris Berezovskit në transmetimin e drejtpërdrejtë të përvitshëm televiziv “Linja direkte”.

“Unë nuk kam patur ndonjëherë marrëdhënie të ngushta me të, por ai më drejtohej me lutje. Disa kolegë propozuan që letrat e tij të bëheshin publike për të gjithë. Letrave të Berezovskit unë nuk iu përgjigja”, shtoi Putin.

Presidenti rus deklaroi gjithashtu se shqyrtimi i kërkesës së Berezovskit kërkonte një “analizë të veçantë skrupuloze ligjore të situatës”.

0Putin theksoi se të dhëna mbi përfshirjen e shërbimeve speciale në vdekjen e oligarkut ai nuk disponon.