Në komunikimin e përvitshëm nëpërmjet “Linjës direkte” me qytetarët e vendit Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj pyetjes që iu drejtua atij në lidhje me marrëdhëniet e tij me opozitën.

0“Unë i këshilloj opozitës që të përdorë mundësitë legjislative, të legalizohet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të luftojë ndershmërisht për votuesit e vet. Aktualisht është liberalizuar maksimalisht legjislacioni për këtë çështje. Unë jam në dialog konstant me opozitën”, - deklaroi Presidenti. “Madje më tepër se kaq, autoritetet janë vetë të interesuara për një dialog të tillë”, - theksoi Vladimir Putin.