Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi se në Rusi do të ndërtohen dy uzina të reja për prodhimin e komplekseve të mbrojtjes kundërajrore “S-400” - “Triumf” (russ. “C-400” - “Триумф”).

0“Ne tani, në fakt, ia kemi hyrë punës për ndërtimin e dy uzinave të reja për prodhimin e sistemeve më të përparuara të mbrojtjes kundërajrore “S-400”, të cilat janë jashtëzakonisht të kërkuara, blihen menjëherë si petullat e nxehta, nga të gjithë klientët tanë në mbarë botën”, - tha Vladimir Putin të enjten gjatë “Linjës direkte” me qytetarët e vendit.