0Mbi vështirësitë në marrëdhëniet me partnerët e huaj dhe çështjet ndërkombëtare Presidenti Vladimir Putin tregoi në “Linjën direkte” me qytetarët e vendit.

Presidenti shpjegoi se një ftohje e caktuar në marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore filloi të ndjehet që në kohën e fushatës ushtarake të vitit 2003 në Irak. Përkatësisht ngjarjeve në Libi dhe vende të tjera të botës pikëpamjet e Moskës dhe disa kryeqyteteve perëndimore gjithashtu nuk përkojnë, vuri në dukje Vladimir Putin:

- Unë e kam shprehur në mënyrë të përsëritur pozicionin tim në lidhje me këtë çështje: ne po vërejmë aktualisht një kaos të plotë dhe nuk mendojmë se pozita e partnerëve tanë është padiskutim e drejtë. Përse duhet të mbështesim atë që ne e konsiderojmë të gabuar? Gjatë udhëtimit tim të fundit jashtë shtetit një kohë shumë e madhe në negociata iu kushtua të drejtave të minoriteteve seksuale. Ne duhet të kuptojmë se ata kanë standardet e tyre. Përse duhet t’i përqafojmë ne këto standarde dhe t’i injektojmë në vendin tonë? Ne kemi një shoqëri krejtësisht tjetër. Do të jetë më mirë të mos kërkojmë dhe të mos i imponojmë asgjë njëri-tjetrit. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të kërkojmë rrugë të përshtatshme për konvergjencë. Ne shprehemi të gatshëm për të punuar për përmirësimin e klimës së marrëdhënieve.

Putin vuri në dukje se Moska nuk provokon përkeqësimin e marrëdhënieve me vendet perëndimore. Rusia është e detyruar gjithashtu t’i përgjigjet herë pas here remarkave të Perëndimit mbi të drejtat e njeriut, situatën me demokracinë dhe gjendjen e pozitës në vend. Pas një sërë ndryshimesh në legjislacion Presidenti bëri thirrje për të hequr dorë fare nga nocioni “opozita jo-sistemike”:

- Unë mendoj se ai duhet të humbasë gradualisht aktualitetin e vet. Opozitës i është dhënë e drejta, me formalitete minimale burokratike tashmë, për të formuar parti politike. Për të krijuar një parti, me sa mbaj mend unë, nevojiten 500 persona. Dhe atëherë partitë mund të luftojnë për elektoratin e vet.

Sipas fjalëve të Presidentit rus, më e rëndësishme është sot jo të fajësojmë njëri-tjetrin, por të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me çdokënd. Ngjarjet e fundit në Boston dhe e ashtuquajtura “gjurmë çeçene” e aktit terrorist vetëm e konfirmojnë këtë:

- Rusia është vetë viktimë e terrorizmit ndërkombëtar dhe një prej viktimave të para të tij, duhet thënë. Unë jam indinjuar gjithmonë kur partnerët tanë perëndimorë, po ashtu si dhe kolegët tuaj nga mediat perëndimore, i quanin terroristë, të cilët krynin krime të përgjakshme, monstruoze, barbare dhe të pështira në vendin tonë, jo ndryshe veçse si kryengritës dhe pothuajse asnjëherë nuk u janë eferuar atyre si terroristë. Gjatë kësaj “kryengritësve” u jepnin ndihmë, mbështetje informative, financiare, politike herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e herë të tërthortë. Ndërsa ne jemi shprehur gjithmonë se duhet të merremi jo deklarimet për faktin se terrorizmi është një kërcënim i përbashkët, dhe me vepra konkrete. Duhet të bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin.

0Në qoftë se Moska dhe Uashingtoni do të bashkojnë me të vërtetë forcat e veta, do të mund të parandalojnë atëhere goditje të tilla dhe nuk do të pësojnë humbje të dhimbshme. Presidenti Vladimir Putin theksoi edhe një herë - terrorizmi nuk ka as kombësi dhe as fe. Kurse problemi i përhapjes së ekstremizmit po bëhet gjithnjë e më serioz në të dyja anët e oqeanit.